Djali i Kadri Veselit për Enver Hoxhajn: Një njeri i cili kur qielli u mbush me re të zeza mori përgjegjësinë dhe na dha atë dritë shprese - Gazeta Express
string(137) "djali-i-kadri-veselit-per-enver-hoxhajn-nje-njeri-i-cili-kur-qielli-u-mbush-me-re-te-zeza-mori-pergjegjesine-dhe-na-dha-ate-drite-shprese"

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 21:33

Djali i Kadri Veselit për Enver Hoxhajn: Një njeri i cili kur qielli u mbush me re të zeza mori përgjegjësinë dhe na dha atë dritë shprese

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 21:33

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, përmes një postimi ka treguar se e mbështtë fuqishëm Enver Hoxhajn për kryeministër të Kosovës.

Derisa ai ka shpërndarë në Instagram një fotografi të vet kandidatit për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se ishte ai i cili na nxori nga retë e zezë dhe mori përgjegjësinë të ja japë dritë shprese.

Klestori ka shkruar se Enver Hoxhaj është kryeministri i Kosovës.

“Një njeri i cili kur qielli u mbush me re të zeza mori përgjegjësinë dhe na dha atë dritë shprese e cila shumë na nevojitej. Një njeri të cilin kur e shikon në sy mund ta shohësh motivimin për një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin e Kosovës. Ai është kryeministri i ardhshëm i jonë, ai është zgjedhja ime dhe e familjes time për një Kosovë më të mirë, për një Kosovë që i duhet rimëkëmbje. E rimëkëmbja vjen me PDK, rimëkëmbja vjen me prof. Enver Hoxhaj. Dalshim faqebardhë”, ka shkruar Klestor Veseli.