Djali e rreh babanë në Pejë


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 9:33

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se është arrestuar një person në Pejë, pasi që ai dyshohet se e ka fyer dhe kanosur prindin e tij, raporton Gazeta Express.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka fyer dhe kanosur prindin e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë. /Express/

Te fundit


Kthehu lart