Djali 16- vjeçar pëson plagë, pasi i kishte shpërthyer bateria e telefonit në dorë


Gazeta Express
2 Prill 2019 8:40

Një djalë 15- vjeçar është me fat që ende mund të shikojë pasi një bateri e telefonit eksplodoi në fytyrën e tij, duke e lënë me shenja në gjoks, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Jay Watson nga Brisbane ishte duke bërë ‘eksperimente’ me Iphone-in e tij kur bateria e tij eksplodoi. Ky eksplodim ia dogji flokët, dhe i shkaktoi plagë ne gjoks për shkak të acidit që shpërndanë.

“Unë dëshirova të shikoj çfarë kë na brendësi të telefonit”, u shpreh djaloshi. Ai u dërgua me emergjencë në spitalin e qytetit dhe pasi mori trajtimin e duhur u lirua për në shtëpi. Doktorët i thanë që ai ishte me fat që acidi nuk iu kishte përhapur në sy, që do t’i kushtonte me humbje të shikimit.

Industritë e telefonave kanë paralajmëruar njerëzit për natyrën e komponentëve prej të cilëve përbëhen bateritë e telefonave dhe kujdesin që duhet të kenë. /Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart