Djajtë e kuq vazhdojnë të jenë në garë për Jude Bellingham - Gazeta Express
string(58) "djajte-e-kuq-vazhdojne-te-jene-ne-gare-per-jude-bellingham"

Djajtë e kuq vazhdojnë të jenë në garë për Jude Bellingham

Futboll

Gazeta Express

06/12/2022 13:19

Pavarësisht raporteve që vinë nga Anglia që thonë se Manchester United janë jashtë garës për Jude Bellingham, analisti i transfereve, Fabrizio Romano ka shpalosur ekskluzivisht në “Daily Briefing” të CaughtOffside që Djajtë e Kuq ende janë në garë për talentin e Dortmundit

Edhe pse skuadra angleze e dinë që pas tij janë edhe dy skuadra si Manchester City dhe Liverpool, ata besojnë se do të mund ta arrin ta marrin Bellinghamin.

Lexo Edhe:

“Me aq sa kam kuptuar, nuk është se Manchester United nuk janë në garë për të”, theksoi Romano.

“Ata e dëshirojnë Bellingham por ata e dinë që Liverpool, Manchester City dhe real Madrid janë më të fuqishëm në treg për të për shkak se kanë avancuar me projektet e tyre”.

“Kështu që Manchester United do të përpiqen por ata e dinë që do të jetë e vështirë. Tani do të fokusohen në janar, jo në qershor”. /GazetaExpress/