Dizajneri i iPhone largohet nga Apple


Gazeta Express
27 Qershor 2019 23:18

Jony Ive, i njohur si Sir Jonathan, është duke u larguar nga kompania Apple pas më shumë se dy dekadash në kompaninë ku i dizajnoi kompjuterët, iPodët dhe iPhonët që e bënë Applen kompaninë me dizajnet më të mira në botë dhe definoi një gjeneratë të tërë të produkteve.

Sir Jonathan po e fillon tani biznesin e tij të ri, një biznes kreativ të quajtur LoveForm, me Apple si klienti i tij i parë. Tranzicioni do të fillojë më vonë këtë vit, kur edhe LoveFrom do ta fillojë punën në vitin 2020.

“Ndërkohe që unë nuk do të jem një punëtor i Apple, unë do të qëndrojë i përfshirë, shpresoj për shumë, shumë vite që do të vinë” tha Sir Jonathan në një intervistë me FT. “Kjo duket sikur koha natyrale dhe më e mirë për ta bërë këtë ndryshim”, transmeton Gazeta Express.

Largimi i dizajnerit industrial më të famshëm në botë dhe ideatori i të gjitha pajisjeve Apple, që nga hardware deri në software dhe arkitektura e tyre fizike, do të jetë një shok për investitorët dhe konsumatorët. Shumë e shohin Sir Jonathanin si njëri ndër asetet kyçe të Apple, dhe kanë filluar të shqetësohen për produktet që do të vijnë në të ardhmen.

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, tentoi që ta qetësojë situatën, duke thënë se kjo që po ndodh është një “evolucion” duke thënë se kompania do ta zgjerojë shtëpinë e dizajnerëve, për ta bërë atë “më të fuqishmen ndonjëherë”.

“Ne do të vazhdojmë me të njëjtën skuadër që e kemi pasur për një kohë të gjatë dhe kemi pasur kënaqësinë që punuam me Jonyn” tha Cook.

Gjithsesi, lajmi për një ndryshim të shpejtë në lidershipin e kompanisë, pasi që edhe Angela Ahrendts e braktisi punën në prill, vjen në një kohë tensionesh mes SHBA-së dhe Kinës, gjë që e ka destabilizuar Applen, duke sjellë pasiguri në investitorët e saj.

Sir Jonathan, i cili u nderua nga mbretëresha e Britanisë në vitin 2012, dhe iu dha titulli Sir, ka treguar në të kaluarën besnikëri për kompaninë, edhe pas vdekjes së themeluesit Steve Jobs, në vitin 2012. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart