Ditë më parë u përmbyll ‘Java e filmit në Mitrovicë’
Arte
Gazeta Express
19/09/2023 16:31
Me përkrahje
të 7Arte, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës u përmbyll
Java e Filmit në Mitrovicë.
Përgjatë 4
netëve qytetarët patën mundësinë të shohin filmat më të njohur kosovar ndër
vite.
Java filloi me filmin “Vera andrron detin”, nën regji të Kaltrina Krasniqit, për të vazhduar tutje me filmin “Nëntori i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës. Natën e tretë u shfaq filmi “Exile”, me regjisor Visar Morina, dhe për ta mbyllur javën u dha filmi “Në kërkim të Venerës” me regji të Norika Sefa.