Ditari i javës / Kierkegaard, janar-prill 1835 - Gazeta Express
string(43) "ditari-i-javes-kierkegaard-janar-prill-1835"

Ditari i javës / Kierkegaard, janar-prill 1835

Arte

Gazeta Express

24/03/2023 17:05

Në edicionin origjinal danez, Ditari i Kierkegaard-it është botuar në 22 vëllime. Ditari është njëra prej tri seksioneve të veprës së tij të titulluar Papirer, shkruar mes viteve 1834 – 1855. Në të ka mbledhur mendimet e dhe ankthet e tij më të thella, shqyrtimet e tij filozofike dhe teologjike, si dhe polemikat me kishën dhe përfaqësuesit e saj më të lartë

Ndodh me konceptin «Ortokdoksia» ashtu si edhe me konceptin «konsekuenca»; shumica mendojnë se kjo konsiston në të bërit të së njëjtës gjë gjithmonë dhe meqë dalim me çadër kur bie shi, duke pretenduar, kush e di, se lypset ta bartim me vete edhe kur mban mot i mirë. (25 janar 1835)

Lexo Edhe:

Më duket se çështja e përsosshmërisë së krishterimit mund të zgjidhet vetëm me duke e menduar lidhjen e saj historike me hebraizmin. Tash, duke qenë se kjo nuk ia njeh hebraizmit përveç se një të vërtetë relative dhe në të vërtetë rilidhet me të, as krishterimi pra s’do të mundet kurrë të jetë e vërteta absolute; pse vallë do të mund ta njihte atë relative dhe aq më pak të rilidhet me të. (3 shkurt 1835).

Mbase për këtë është e rëndësishme të vërejmë se si ardhja e Mesisë është shpallur në Testamentin Antik, po kështu Krishti e shpall kthimin e Tij. (3 shkurt 1835)

Për të krishterin e sotëm, hebraizmi sigurisht duket si një kalim: po kush na garanton se nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për krishterimin? Meqë, edhe pse Ligji ishte dhënë për t’i ndaluar «shkeljet» dhe pra s’ka qenë veçse një «pedagog». (Gal. 3-19. 21-24): si shpjegohet pastaj se ai ia premton njeriut bekimin, kurdo që e respekton Ligjin? Unë e shoh fare qartë se ai sjell ndëshkime për shkeljet: por a nud do të duhej të ndërmendej Zoti (siç ndëemendet sot i krishteri) për pamundësinë e respektimit? E atëherë pse të premtohet bekimi për përmbushjen e një kushti që Ai vetë e ka konsideruar të pamundshëm? (2 maj 1835).

Kur shfaqet koncepti Frymëzim, flitet për familjaritetin e Apustujve me Krishtin si për një kusht favorizimi për saktësinë e konceptimit të tyre (të krishterimit) para të gjitha të tjerave. Por harrojnë se të gjithë ata që jetojnë sot, e krishterimi ka jetë që 18 shekuj, kanë një avantazh të madh nga vetë fakti se krishterimi është imponuar në të gjitha fushat e jetës, ndërsa apostujt duhej të luftonin kundër një shumësie abuzimesh, gabimesh, moskuptimesh, etj., pikërisht ngase krishterimi atëherë ishte vetëm në hapat e parë. (5 shkurt 1835)

Është absurde ajo që fillimisht judejt e më pas të tjerët kanë pretenduar nga Krishti, që Ai do të thotë ta manifestonte Hyjnësinë e Tij. Meqë nëse ai në të vërtetë ishte Biri i Zotit, ta demonstronte do të ishte qesharake; siç është qesharake që një njeri të dojë ta demonstrojë ekzistencën e tij, meqë për Krishtin në këtë rast ekzistenca e dhe hyjnësia e Tij koincidojnë. Sikur Ai të kishte qenë mashtrues, aq më shumë do të mund ta paraqiste pjesën e Tij dhe të bëjë të duket se pikërisht atëherë kur Ai e demonstronte hyjnësinë e Tij ishte në kundërthënie me vetveten. (19 prill 1835)

/Marrë nga Soren Kierkegaard: Diario I, 1843-1849, Morcelliana, 1962

/Gazeta Express