“Dita pa makina” ftesë për alternativa tjera të lëvizjes


Gazeta Express
22 Shtator 2019 14:02

Me moton “Ec me ne”, edhe këtë vit është shënuar Java Evropiane e Mobilitetit, e cila ka për qëllim të inkurajojë qytetet që të prezantojnë dhe promovojnë masa të qëndrueshme të transportit dhe të ftohen njerëzit të provojnë alternativa tjera të lëvizjes kundrejt përdorimit të automjeteve.

Në kuadër të kësaj jave, sot në kryeqytet po mbahen organizimeve të ndryshme, duke përmbyllur këtë javë, e cila ka nisur më 16 shtator e organizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian.Krahas kësaj, në përmbyllje të kësaj jave, shumë rrugë në kryeqytet kanë qenë të mbyllura për qarkullim nga automjetet.Vjosa Podgorica, organizatore e Javës së Mobilitetit, tha se ky organizim është i përvitshëm, derisa ka treguar se cili është qëllimi i këtyre organizimeve.Krahas kësaj, drejtori i Rinisë dhe Sportit, Fitim Rexha tha se ndryshimi i shprehive merr kohë, por që sipas tij, Komuna e Prishtinës po synon që të motivojë qytetarët për ecje dhe çiklizëm.

E Learta Hollaj, përgjegjëse për kordinimin e Javës Evropiane të Mobilitetit, tha se përveç kësaj, ka pasur edhe shumë aktivitete tjera, me tema si çështja e mjedisit, energjisë, mbeturinave, barazia gjinore.

Ndryshe, Java Evropiane e Mobilitetit mbahet çdo vit nga 16-22 shtator, ndër si e tillë organizohet nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë./kp

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart