Dita e tretë e protestave masive kundër ligjit për ekstradim në Hong Kong


Gazeta Express
12 Qershor 2019 8:52

Mijëra protestues kanë pushtuar rrugët e Hong Kong-ut për të tretën ditë rresht duke kunërshtuar projektligjin që do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës.

Protestuesit, një pjesë e të cilëve të veshur me helmeta e me maska, bllokuan rrugët rreth ndërtesave qeveritare duke shkaktuar edhe trazira.

Policia gjatë trazirave, u përgjigj me gaz lotsjelles me qëllim që të shpërndante turmën.

Pavarësisht protestës së gjerë, qeveria ka bërë me dije se do të vazhdojë të nxisë ligjin për ekstradim.

Votimi përfundimtar pritet të bëhet më 20 qershor me LegCo që pritet të kalojë projektligjin./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart