Dita e tretë e grevës, si është gjendja shëndetësore e naftëtarëve - Gazeta Express
string(65) "dita-e-trete-e-greves-si-eshte-gjendja-shendetesore-e-naftetareve"

Gazeta Express

30/09/2020 9:27

Dita e tretë e grevës, si është gjendja shëndetësore e naftëtarëve

Gazeta Express

30/09/2020 9:27

Naftëtarët e Ballshit hyjnë sot në ditën e tretë të grevës së tyre të urisë. Për mediat ata janë shprehur se askush nuk po i dëgjon kërkesat e tyre e se në krah kanë të gjithë qytetarët e Ballshit.

Gjendja e tyre shëndetësore shfaqet e qëndrueshme, ashtu siç pohojnë dhe vetë ata. Aktualisht janë 10 persona që kanë hyrë në grevë urie pasi kërkojnë pagat që kanë pa marrë për muaj me rradhë. Naftëtarët janë ngujuar në ambientet e brendshme të Uzinës e cila është me lagëshitrë dhe pa kushtet e nevojshme.

Lexo Edhe:

“Në momentin që ne po flasim, gjendja jonë shëndetësore është e qëndrueshme. Vendi ku jemi akomoduar ka pak lagështirë dhe nuk i kemi kushtet e nevojshme. Nuk kemi pasur asnjë komunikatë nga institucionet shtetërore. Jemi 10 veta. Në grevë ky është një numër simbolik. Në grevë është i gjithë qyteti i Ballshit. Ne kërkojmë plotësimin 100 përqind të kërkesave tona” – tha një prej naftëtarëve, percjell dosja.

Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.