Dita e futbollit, super ndeshje zhvillohen sot - Gazeta Express
string(45) "dita-e-futbollit-super-ndeshje-zhvillohen-sot"

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 8:20

Dita e futbollit, super ndeshje zhvillohen sot

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 8:20

Duke filluar nga ora 12:30 e deri afër mesnatës, sot do të mund të argëtoheni me ndeshjet futbollistike, të cilat do të jenë tejet interesante.

Prej orës 12:30 është ndeshja interesante mes Napolit dhe Fiorentinës, ndërsa mbetet të shihet se a do t’i jepet mundësia prapë Amir Rrahmanit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nga ora 15:00, Tottenham do të kërkojë t’i afrohet kreut teksa luan në udhëtim ndaj Sheffield Unitedit. Gjysmë ore më vonë, Bayern Munich përballet me Freiburgun, ku do të synojë vetëm fitoren për ta ruajtur vendin e parë në tabelë.

Nga ora 17:30 në program është super derbi në Premierligë mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit. Dy ekipet që po prijnë në tabelë do t’i masin forcat. Në rast se Man Utd do të fitonte, do t’i ikte Liverpoolit për gjashtë pikë. Por, nëse Liverpool shënon fitore, do të barazohej me pikë me “Djajtë e Kuq” dhe do ta merrte kreun e tabelës.

Prej orës 20:15 vjen dueli tjetër, ai mes Manchester Cityt dhe Crystal Palace. Ekipi i Guardiolas do ta shikojë me vëmendje ndeshjen mes Liverpoolit dhe Unitedit dhe do të shpresojë për një barazim në atë duel, që do t’i hapte rrugë ekipit të tij.

Me fillim nga ora 20:45, në program do të jetë një tjetër derbi jashtëzakonisht interesant në Serie A. Interi e pret Juventusin. Fitorja është “jetike” për të dy klubet, të cilat po garojnë për titull.

Nga ora 21:00 luhet finalja e Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos. Katalunasit mposhtën Sociedadin në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive, kurse Athletic Bilbao eliminoi Real Madridin, duke e mposhtur me rezultat 2:1 brenda 90 minutave. /Gazeta Express/