Sot po mbahet dita e dytë e garës së madhe të pingpongut WTT Youth Contender Prishtina 2025.
Dita filloi me ndeshjet e çifteve mikse u15 dhe u19 që filluan nga ora 9:00, deri në orën 12:00 kur edhe do të fillonin gjysmëfinalet në këtë kategori.
Nga ora 14:30 fillojnë ndeshjet 16-she në kategorinë individuale u13 meshkuj, nga ora 15:00 fillojnë çerekfinalet për kategoritë individuale u13 dhe u17 femra dhe meshkuj.
Nga ora 17:45 zhvillohen gjysmëfinalet për këto kategori, ndërsa finalet zhvillohen nga ora 18:45.
“Ndeshjet pritet të jenë emocionuese dhe me plot atraksion, ndërkaq ne ju presim në një atmosferë të mrekullueshme këtu në Pallatin e Rinisë”, njofton Federata e Pingpongut të Kosovës.