Dita e 7-të e grevës për naftëtaret, rëndohet gjendja Rama: Dilni nga greva nuk zgjidhet me presione - Gazeta Express
string(98) "dita-e-7-te-e-greves-per-naftetaret-rendohet-gjendja-rama-dilni-nga-greva-nuk-zgjidhet-me-presione"

Gazeta Express

21/10/2020 10:46

Dita e 7-të e grevës për naftëtaret, rëndohet gjendja Rama: Dilni nga greva nuk zgjidhet me presione

Gazeta Express

21/10/2020 10:46

Lexo Edhe:

Në ditën e 7 të grevës , gjendja e grave naftëtare sa vjen dhe rëndohet, pasi kanë shfaqur kollë, lodhje fizike, luhatje tensioni dhe probleme me zemrën.

Por pavarësisht kësaj, thonë se do rezistojnë deri në fund. Pas grave deputete e diplomateve, apeli i tyre i sotëm shkon për kryeministrin Edi Rama. Kujtojmë se dy ditë më parë Rama tha se ishte i gatshëm të ulej e bisedonte me to, vetëm me një kusht që te dilnin nga greva edhe të ulen të dialogojnë.

“Nuk dorëzohemi asnjëherë sa të bëjmë atë kauzën tonë sa të marrim rrogat dhe të kthehemi në punë. Jemi shumë të lodhura, kemi pasur nevojë edhe për ndihmën e mjekëve, i kemi marrë në telefon”,- tha njëra prej grave.

“E rënduar dhe në siklet të madh ndjehem, por e kam thënë dhe do ta them se do qëndroj deri në fund sa të marrim rrogat. Unë do bëj sakrificë deri në fund. Deri tani asnjë gjë, i lutemi kryeministrit t’i japë zgjidhje sa më parë”,- apeloi një tjetër.

Ndërkohë para pak minutash Kryeminstri Rama ka përsëritur ftesën e tij për naftëtarët, të dalin nga greva e urisë sepse kjo nuk zgjidhet me ultimatume dhe presione.

Edi Rama:  Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.