Dita Botërore e Osteoporozës - Gazeta Express
string(28) "dita-boterore-e-osteoporozes"

Dita Botërore e Osteoporozës

Shneta

Gazeta Express

20/10/2021 13:17

20 Tetor Dita Botërore e Osteoporozës është organizuar për herë të parë në këtë datë të vitit 1996 nga Shoqata Kombëtare e Osteoporozës në Mbretërinë e Bashkuar, me mbështetjen e Komisionit Europian. Dita Botërore e Osteoporozës është një fushatë sensibilizuese mbarëbotërore, e cila ka si qëllim të rrisë informimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin, diagnozën e hershme dhe trajtimin e osteoporozës.

Osteoporoza

Lexo Edhe:

Është sëmundje metabolike kockore, e cila çon në ulje të densitetit të kockave duke i bërë ato më të brishta e më të prirura për fraktura. Është më e shpeshtë te gratë pas menopauzës dhe kjo lidhet me rënien e sasisë së estrogjenit në gjak. Në përgjithësi nuk ka shenja klinike deri në momentin që ndodh një frakturë.

Frakturat vertebrale (të shtyllës kurrizore) paraqiten si:

Dhembje e fortë, e menjëhershme pas një rrëzimi ose traume minimale

Dhembje e cila është e lokalizuar në një nivel specifik të shtyllës kurrizore (përgjithësisht në vertebrat torakale dhe lumbare)

Dhembja është e mprehtë, e thellë, përkeqësohet nga lëvizjet dhe në disa raste përhapet në pjesën e përparme të barkut.

Pacientët qëndrojnë shtrirë në krevat për të lehtësuar dhembjen, e cila mund të zgjasë deri në 4-6 javë.

Osteoporoza çon dhe në fraktura të legenit të cilat rrisin shkallën e invaliditetit si edhe të vdekshmërisë prej tyre.

Kategoria e pacientëve me risk më të lartë për zhvillimin e osteoporozës përfshin:

Femrat post menopauzë

Femrat me defiçiencë estrogjenike të shkaktuara nga menopauza e hershme (mosha<45 vjeç) ose heqja e dyanshme e vezoreve dhe amenorre (mungesë cikli) premenopauzale e zgjatur(>1 vit)

Pacientë që referojnë se kanë pësuar një frakturë në moshë adulte

Pacentë me fraktura të shumëfishta

Marrja e medikamenteve që dobësojnë kockën( kortizoniket, kimioterapitë etj)

Pacientë me hipertiroidizëm, hiperparatiroidizëm, sëmundje malinje (Myeloma Multiple), Morbus Paget, sëmundje të veshkave etj.

Marrja e pakët e kalciumit dhe Vitaminës D si dhe aktiviteti i ulët fizik

Personat duhanpirës, konsumues të alkoolit

Diagnostikimi

Pas marrjes së hollësishme të të dhënave të pacientit, realizohet Osteodensitometria (DEXA).

DEXA është një ekzaminim i cili nëpërmjet sasive të vogla të rrezatimit , mat dendësinë minerale të kockave të shpinës, legenit, duarve etj. Nëpërmjet këtij ekzaminimi përcaktohen rastet që janë me Osteoporozë dhe nëse kanë risk të lartë për frakturë (paraprihet zhvillimi i frakturës nëpërmjet trajtimit paraprak) si edhe parandalohen rastet të cilat ende nuk kanë zhvilluar sëmundjen, por kanë Osteopeni.

DEXA shërben gjithashtu dhe si monitorues i efikasitetit të terapisë për Osteoporozën (ripërsëritja e ekzaminimit përgjithësisht 1 vit pas trajtimit).

Parandalimi

Për parandalimin e Osteoporozës rekomandohet:

marrja e sasive të duhura të kalciumit e vitaminës D, të paktën gjysma e sasisë të merret nëpërmjet dietës (nevojat ditore llogariten rreth 1000 mg Kalciumit+600 UI Vitaminës D në ditë)

kryerja e të paktën 30 minuta aktivitet fizik në ditë dhe ekspozimi në mënyrë të drejtpërdrejtë në diell

shmangia e disa veseve si duhanpirja apo konsumimi i alkoolit.

korrigjimi i patologjive bazë që çojnë në osteoporozë

Trajtimi

Konsiston në medikamente të cilat merren nga goja, në venë ose gjilpëra nën lëkurë të cilat rrisin dendësinë e kockës dhe ulin riskun për fraktura, e kombinuar me një dietë ushqimore të shëndetshme, ruajtja e peshës trupore dhe kryerja e aktivitetit fizik minimalisht 30 min në natyrë.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web