Distria Krasniqi, e argjendtë në “Budapest Grand Prix”


Gazeta Express
12 Korrik 2019 17:30

Distria Krasniqi është stolisur me medalje të argjendtë në “Grand Prix” të Budapestit. Xhudistja pejane është mposhtur në finale nga japonezja Funa Tonaki, në luftën për medalje të artë

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në “Budapest Grand Prix 2019”, i cili po mbahet në Hungari, shkruan Gazeta Express.

Ajo u mposht në finale me Ippon nga xhudistja japoneze, Funa Tonaki pas “Golden Score”.

Distria e kishte kaluar xhiron e parë pa luftë në kategorinë 48 kilogramë, ndërsa në atë të dytë e eliminoi rusen Sabina Giliazova.

Në rrethin e tretë, Krasniqi ishte më e mirë se kinezja Yanan Li për të shkuar në gjysmëfinale.

Aty e mposhti spanjollen Julia Figueroa për ta prekur finalen, ku humbi në luftën për medaljen e artë nga xhudistja japoneze.

Pas Krasniqit, medalje në Budapest do të kërkojnë edhe Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart