Diskutohet për situatën e sigurisë në punë


Gazeta Express
16 Prill 2019 7:39

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot dot mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje i ftuar është edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Siguria, shëndeti dhe kushtet e punës në sektorin privat në Kosovë dhe gjendja momentale lidhur me koncept-dokumentin dhe draft-ligjin gjithëpërfshirës për skemat pensionale, janë temat që do të diskutohen sot në këtë mbledhje.

Po ashtu, do të bëhet edhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeje të kaluara.

Te fundit


Kthehu lart