Diskutohej për energjinë në komisione, ikin dritat në Kuvend, Balluku përplaset me deputetin - Gazeta Express
string(90) "diskutohej-per-energjine-ne-komisione-ikin-dritat-ne-kuvend-balluku-perplaset-me-deputetin"

Diskutohej për energjinë në komisione, ikin dritat në Kuvend, Balluku përplaset me deputetin

Shqiperi

Gazeta Express

26/10/2021 11:32

Në komisionet parlamentare në Kuvend ndërsa po shqyrtohej huaja mes OSHEE dhe BERZH është ndërprerë puna për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike.

Ndërsa debate të forta shoqëruan dhe më herët mbledhjet e 2 komisioneve, atë të Ekonomisë dhe Ligjeve, përplasjet vijuan dhe në gjysmë errësirë ndërsa ministrja Balluku debatoi ashpër me deputetin e PD-së Arbi Agalliu i cili po përpioqej ti bënte foto.

Lexo Edhe:

‘Pse më bën foto pa drita’, i është drejtuar Balluku deputetit opozitar, ndërsa kryetarët deklaruan ndërprerjen për disa minuta deri në rikthimin e energjisë.

Por çfarë ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë. Burime për Fax News bëjnë me dije se ndërprerja e energjisë është bërë për shkaqe sigurie pasi u sinjalizua për një shkëndije elektrike në 2 kullat që ndodhen ngjitur me kryesinë.