Disa simptoma të dhimbjes së kokës që nuk duhet injoruar - Gazeta Express
string(56) "disa-simptoma-te-dhimbjes-se-kokes-qe-nuk-duhet-injoruar"

Shneta

Gazeta Express

03/04/2021 10:50

Disa simptoma të dhimbjes së kokës që nuk duhet injoruar

Shneta

Gazeta Express

03/04/2021 10:50

Dhimbja e kokës mund të jetë e zakonshme gjatë ditës, por ekzistojnë disa lloje të cilat janë më të rrezikshme.

Kjo mund të ndodhë për shkak të stresit, ushqimit të gabuar ose stilit të jetës. Por, dhimbja e kokës mund të tregojë edhe për probleme serioze në organizëm.

Lexo Edhe:

Me rëndësi është të kini parasysh të gjitha llojet e dhimbjes së kokës. Disa prej tyre tregojnë se në organizëm është “ndezur alarmi” dhe menjëherë duhet vizituar mjekun.

Këto janë gjashtë simptomat të dhimbjes së kokës nuk duhet injoruar:

Dhimbja e kokës nga tendosja

Ky është lloji më i përhapur i dhimbjes së kokës. Sipas statistikave, 90% e njerëzve kanë përvojë me një dhimbje të tillë gjatë gjithë jetës. Dhimbja paraqitet për shkak të tendosjes në muskuj dhe qafë, si dhe pjesën e epërme të kurrizit, ndërsa tendosja shkaktohet nga stresi dhe lodhje.

Për të tejkaluar gjendjen, nevojitet relaksim, jogë, masazh dhe gjumë.

Dhimbja e sinuseve

Dhimbja e tillë shkaktohet nga infeksioni i rëndë në sinuse. Ndjenjat e pakëndshme koncentrohen në rajonin e hundës dhe syve. Përveç kësaj, personi i sëmurë ka temperaturë të lartë dhe dhimbje në stomak.

Dhimbjet mund të jenë të lehta dhe të rënda. Varianti më i mirë për zgjidhjen e problemit është vizita te mjeku, i cili do të rekomandojë barnat kundër infeksionit të sinuseve.

Migrena

Migrena është gjendje neurologjike, e cila shkakton dhimbje, mundim dhe vjellje.

Disa nga arsyet janë meteo-sensiteti, disbalanca hormonale, reaksioni negativ ndaj produkteve të caktuara mund të ndihmojnë në parandalimin e dhimbjes.

Njerëzit që vuajnë nga migrena kronike zakonisht janë nën terapi mjekësore.

Kokë dhimbja histamine

Kjo dhimbje e kokës ndikon në vetëm një për qind të popullsisë në botë. Dhimbja ka një karakteristikë: ajo lajmërohet çdo ditë në të njëjtën kohë. Për shkak të kësaj mjekët konsiderojnë se problemi është në hipotalamus, i cili kontrollon orën biologjike.

Dhimbja e fortë nis nga pjesa e syve dhe në shumicën e rasteve paraqitet pas fjetjes. Dhimbja po ashtu paraqitet pas konsumit të alkoolit dhe është e zakonshme edhe në mesin e duhanpirësve.

Një lloj i tillë i dhimbjes së kokës mund të shërohet përmes ndryshimit të stilit të jetës dhe marrjes së barnave.

Dhimbja e kokës gjatë stërvitjeve fizike

Kjo lloj i dhimbjes paraqitet zakonisht te sportistët, të cilët bëjnë ushtrime fizike. Simptomat dhe fuqia e dhimbjes mund të variojnë, andaj është e rëndësishme të vizitohet mjeku dhe të merret terapia adekuate.

Kokëdhimbja shpërthyese

Kjo lloj i dhimbjes quhet ashtu pasi ka fuqi të madhe. Kulmi i dhimbjes zgjat deri në 60 sekonda dhe ky është njëherësh indikator i sëmundjeve serioze.