Disa orë pas lirimit, Turqia e riarreston aktivistin për të drejtat e njeriut - Gazeta Express
string(76) "disa-ore-pas-lirimit-turqia-e-riarreston-aktivistin-per-te-drejtat-e-njeriut"

Gazeta Express

19/02/2020 9:55

Disa orë pas lirimit, Turqia e riarreston aktivistin për të drejtat e njeriut

Gazeta Express

19/02/2020 9:55

Osman Kavala, biznesmen dhe aktivist i njohur për të drejtat e njeriut, është riarrestuar nga autoritetet turke vetëm disa orë pas lirimit nga akuzat e mëhershme. Riarrestimi i tij u bë nën dyshimin për përpjekje për ta rrëzuar qeverinë.

Një gjykatë turke dha urdhër të martën për lirimin e menjëhershëm të Kavala-s pasi i hodhi poshtë akuzat ndaj tij dhe tetë të tjerëve për një protestë të vitit 2013. Ai ishte mbajtur për më shumë se dy vjet në paraburgim.

Lexo Edhe:

Megjithatë, disa orë më vonë, organet turke e lëshuan një fletarrestim në lidhje me puçin e dështuar të vitit 2016, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, tha se arrestimit të ri të Kavala-s i vjen era mizori e qëllimshme dhe e planifikuar.

Gjykimi i këtij aktivisti më parë kishte nxitur kritika të aleatëve perëndimorë ndaj Turqisë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vlerësoi se Kavala është arrestuar në mënyrë arbitrare dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.