“Disa lojtarë të Realit janë të zhgënjyer me Hazardin” - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

09/08/2020 9:54

Me i fundit

dpt

“Disa lojtarë të Realit janë të zhgënjyer me Hazardin”

Futboll

Gazeta Express

09/08/2020 9:54

Eden Hazard është duke u kritikuar për sezonin zhgënjyes që ka pasur me Real Madridin.

Për shkak të dëmtimeve të shpeshta, Hazard ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhuruar 7 asiste me Madridin në sezonin e parë, statistika zhgënjyese për një futbollist të klasit të tij dhe çmimit që ka paguar Reali për të, mbi 100 milionë euro.

Edu Aguirre, gazetari i ‘El Chiringuito’, ka zbuluar se burime të afërta me klubin i kanë thënë atij se disa futbollistë në dhomën e zhveshjes së Realit nuk janë aspak të kënaqur me Eden Hazardin.

Ai ndër të tjera tha se shumica e lojtarëve janë dakord që Zinedine Zidane të vazhdojë të jetë trajner i Realit.

“Disa lojtarë e kanë zgjedhur një futbollist si dështimin e sezonit. Lojtarët që llogarisnin se një lojtar do të ishte shumë i rëndësishme, në fund kanë mbetur të zhgënjyer. Disa lojtarë e shohin Hazardin si dështimin e sezonit”, u shpreh Aguirre. /Gazeta Express/