Disa lojtarë mund të mungojnë në xhiron e parë të Premierligës - Gazeta Express
string(62) "disa-lojtare-mund-te-mungojne-ne-xhiron-e-pare-te-premierliges"

Gazeta Express

02/06/2020 15:39

Disa lojtarë mund të mungojnë në xhiron e parë të Premierligës

Gazeta Express

02/06/2020 15:39

Lojtarët e Premierligës po i pret një javë vendimtare e testimeve për Covid-19, pasi që kushdo të del tani pozitiv do ta kishte të pamundur të luante në ndeshjen e parë të Premierligës kur të rinisë sezoni.

Të gjithë lojtarët dhe stafet e klubeve po testohen për koronavirus nga dy herë në javë, para rinisjes së Premierligës më 17 qershor. Testimet e kësaj jave do të bëhen të enjten dhe të premten, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Protokolli në fuqi për rinisjen e Premierligës udhëzon që kushdo që del pozitiv për virusin Covid-19 do të duhet të vetëizolohet për 14 ditë, sipas edhe rregullave qeveritare për të gjithë banorët e Britanisë së Madhe.

Përkundër që lojtarët kanë të drejtë të kthehen për stërvitje individuale duke nisur nga dita e tetë e stërvitjeve individuale, atyre nuk do t’u lejohej të kenë kontakt me lojtarët e tjerë deri në ditën para ndeshjes së xhiros së parë, që do të thotë se kanë shumë pak mundësi të jenë gati për ndeshje.

Në 1130 testet e bëra gjatë rundit të fundit të testimit për Covid-19, liga elitare e futbollit mori lajmin e mirë se asnjë lojtar dhe asnjë anëtar i stafit të klubeve nuk ka rezultuar pozitiv.

Më herët, ndihmëstrajneri i Burnleyt, Ian Woan, mbrojtësi i Watfordit, Adrian Mariappa, dhe portieri i Bournemouthit, Aaron Ramsdale, ishte konfirmuar se janë në mesin e 12 personave që kanë testuar pozitivisht nga Premierliga.

Premierliga ka qenë e suspenduar që nga marsi shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë, ndërsa tashmë klubet kanë filluar të stërviten në grupe. /Gazeta Express/