Diplomaci në sport, tifozët shqiptarë i kërkojnë Spanjës njohjen e pavarësisë së Kosovës
Lajme
Gazeta Express
25/06/2024 8:01
Tifozët shqiptarë që angazhohen në diplomacinë qytetare në Düsseldorf.
Gjatë lojës së mbrëmshme në mes të Spanjës dhe Shqipërisë, tifozët kuq e zi kanë çuar një mesazh për shtetin spanjoll.
Në një billbord ata i janë përgjëruar Spanjës që ta njoh Kosovën si shtet. “Nuk do të humbisni asgjë, përkundrazi do ta fitoni një mik të mirë”, shkruan në mesazhin e tifozëve në gjuhën angleze.