DioGuardi: Ku është Marrëveshja e Ohrit? Në bërllok?!


load
Gazeta Express
13 Gusht 2019 10:26

Për Marrëveshjen e Ohrit ka dhënë deklarate të ndryshem politikanë vendor e të huaj, por Ish-kongresisti amerikan, dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi, kohë më parë në një intervistë për KTV-në ka shprehur kritika të forta për mosimplementimin e duhur të Marrëveshjes së Ohrit.

Deklarata e tij është në dhënë në kohën kur po propozohej emri Ilidenska për shtetin e Maqedonisë,

“Më lejoni t’jua japë një shembull. Marrëveshja e Ohrit, e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe e garantuar nga SHBA-ja. Ku është sot? Në bërllok. Sepse, ka kalkulime politike dhe politikanët shqiptarë, duke nisur nga Ali Ahmeti, e lanë Marrëveshjen e Ohrit të vdiste. Dhe, tani duan t’i vënë emër të ri Maqedonisë, për të kënaqur të gjithë, pos shqiptarëve – Ilidenska Makedonija, sikurse të mos ekzistonin shqiptarët. A është kjo e drejtë? Prandaj, nuk mund t’u besojmë sllavëve. Nuk mund t’u besojmë rusëve”, theksoi DioGuardi.

Ai ka përmendur se Moska vijon të ushtrojë ndikim në Maqedoni dhe se këtë po e bën.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart