Dinamo ngjitet në Ligën e Dytë, fiton ndaj Fortunës në barazh - Gazeta Express
string(60) "dinamo-ngjitet-ne-ligen-e-dyte-fiton-ndaj-fortunes-ne-barazh"

Futboll

Gazeta Express

23/05/2022 19:01

Dinamo ngjitet në Ligën e Dytë, fiton ndaj Fortunës në barazh

Futboll

Gazeta Express

23/05/2022 19:01

Skuadra e Ligës së Tretë, Dinamo nga Ferizaj e ka siguruar inkuadrimin në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.

Skuadra ferizajase në ndeshjen e barazhit të Regjionit të Prishtinës e ka mundur skuadrën Fortuna nga Drenasi, me rezultat 1:0.

Lexo Edhe:

Ndeshja u zhvillua, të hënën, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe u transmetua drejtpërdrejt në RTK.

Po ashtu, në këtë ndeshje u përdor edhe sistemi VAR, duke e bërë FFK-në lidere sa i përket përdorimit të këtij sistemi edhe në nivelin e katërt të garave.

E pikërisht ishte sistemi VAR që e konfirmoi penalltinë në minutën e 90-të të ndeshjes, e të cilën në gol e shndërroi Shqiprim Pira.