Pas takimeve të djeshme me këshilltarin e kryetarit Shtajnmer dhe këshilltarin e Kanacelares Merkel, Zëvendëkryeministri Dimitrov sot në Ministrin Federale Gjermane për Punë të Jashtme i vazhdoi bisedimet të fokusuara në dinamikën e miratimit të Kornizës Negociuese.
Ai kishe takim edhe me Sabine Shter, zyrtar I poltikave të BE-së si dhe me Suzane Schutz, drejtore për Evropën Juglindore,Turqi dhe shtetet e EFTA-së, ku u bidesua për përpjekjet për të mbyllur negociatat mbi Kuadrin Financiar Shumëvjeçar 2021-2027, me të cilën do të finalizohet edhe Korniza e Mbështetjes Financiare për rajonin. Fokusi i takimit ishe edhe shkëmbimi I mendimeve mbi qëllimin e përbashkët: hapja e negociatave aderuese këtë vit.
ZKQ Dimitrovi:„Në dritën e sigurimit të mbështetjes financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërish do të jetë i rëndësishm miratimi i Planit të Investimeve Ekonomike për rajonin, në mënyrë që të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe një standard më të mirë të jetesës për qytetarët e rajonit
U bisdua edhe për mundësit për përforcimin e bashkëpunimit bilateral, duke pasur parasysh rolin udhëheqës të Gjermanisë, si partner tvining në zbatimin e reformave në pjesën e sundimit të ligjit, por edhe në fushat e politikës së konkurencës, prokurimit publik, statistikat, bujqësinë etj.