Dimitrov: Na duhen reforma për PSP-në para raportit të Komisionit Evropian


Gazeta Express
19 Prill 2019 20:45

Mundësitë që të fillojmë negociata qasëse këtë vit janë shumë të mëdha, por para se gjithash na duhet vendim politik për këtë. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov periudhën e kaluar vizitoi më shumë qendra dhe gjatë këtij muaji dhe fillimin e majit do të ketë takime me përfaqësues të vendeve të cilat janë ende në dilemë, a është i përgatitur vendi për fillim të negociatave.

Sipas Gjermanisë, ne këtë vit patjetër duhet të fillojmë negociata qasëse/

Dimitrov tha se negociatat varen nga disa faktorë të jashtëm, por më shumë nga ajo a i kemi mbaruar detyrat vendore.

“Ka një punë të rëndësishme që për fat të keq ende nuk e kemi bërë, ndërsa kjo është e ardhmja e PSP-së, përmes ligjit të prokurorisë. Për disa vende anëtare kjo është shumë e rëndësishme, për shembull Holandën. Ata vlerësojnë se është krijuar një kapacitet për ndjekje të korrupsionit të lartë, dhe se ka rezultate konkrete nga puna e tyre dhe presin se do të ketë vullnet politik që ai kapacitet të rruhet dhe të mbajë autonomi të sigurt. Presin se nuk ka tregje politike për atë se kush do të ndiqet”, tha Dimitrov.

Përveç qeverisë, ai theksoi se edhe opozita ka përgjegjësi për integrimet euroatlantike.

“Kjo është shumë e rëndësishme para se gjithash për shoqërinë tonë. Sepse ne nuk do të bëhemi evropianë edhe nëse anëtarësohemi nesër ose pasnesër. Do të bëhemi demokraci evropiane kur mes tjerash edhe këtë do ta bëjmë”, tha Dimitrov./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart