Dimitrov: Ligji për Prokurorinë para zgjedhjeve, është test për hyrjen tonë në BE - Gazeta Express
string(79) "dimitrov-ligji-per-prokurorine-para-zgjedhjeve-eshte-test-per-hyrjen-tone-ne-be"

Gazeta Express

16/01/2020 17:06

Dimitrov: Ligji për Prokurorinë para zgjedhjeve, është test për hyrjen tonë në BE

Gazeta Express

16/01/2020 17:06

Konsistencë ka pasur në njërën ndër porositë kryesore që dje gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut e dërgoi komisari evropian për zgjerim Oliver Varheji – shpresa e tij dhe pritja që ligji për prokurori publike të miratohet në përbërjen e tanishme parlamentare, para zgjedhjeve.

Këtë në intervistën për MIA-n e theksoi shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, i cili dje është takuar me Varhejin, pasi komisari evropian paraprakisht pati takime me të gjithë përfaqësuesit e lartë shtetërorë në vend, me pushtetin dhe opozitën. Dimitrovi ka pasur mundësi të marrë pjesë në tre nga ato takime dhe ai beson se çështja për ligjin për prokurori publike para zgjedhjeve është hapur në të gjitha takimet.

Lexo Edhe:

“Mendoj se në një mënyrë të gjithë aktorët politikë, duke e përfshirë edhe opozitën dhe liderin e tyre Mickoski janë para testit nëse kjo që ekziston në të gjitha programet – prioritet më i lartë, integrimi evropian, anëtarësimi në Bashkimin Evropian, e shkruajmë apo themi si deklaratë apo jemi të gatshëm të investojmë në të. Nëse komisari evropian, i cili qartë është aleati ynë dhe punon në këtë agjendë që ta bëjmë përfundimisht këtë përparim në fazën e ardhshme të merituar, nëse ai thotë është me rëndësi që të miratohet në përbërjen e tanishme parlamentare, do të shihet nëse jemi vetëm deklarativë në përpjekjet dhe është e thjeshtë. Kush nuk do të votojë dhe nuk do të marrë pjesë në një ligj të tillë, në të cilin janë përfshirë të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e KE-së, nuk është i ndershëm dhe i sinqertë para votuesve dhe para qytetarëve kur thotë e dua BE-në, por nuk dua ta bëj këtë që BE-ja e sugjeron se duhet të bëhet që të arrihet sukses”, thekson Dimitrovi.

Shefi i diplomacisë potencon se tani jemi vënë në test nëse do të mundemi këtë ta ngremë jashtë kontestit zgjedhor dhe në këtë rast në mars, siç tha, “ndoshta do të mund të shpallim një fitore të përbashkët edhe të partisë në pushtet dhe të opozitës, të të gjithë popullit, në një mënyrë edhe të të gjithë shoqërisë apo këtë do ta bëjmë lëndë të përplasjeve ndërpartiake”.

Ai shton se shumë shpejt do të kuptojmë për këtë si do të kalojë ky ligj në përbërjen parlamentare aktuale, ndërsa në intervistën me ministrin e Punëve të jashtme folëm edhe për Marrëveshjen e Prespës dhe zbatimin e saj, mundësinë ajo të shfuqizohet siç paralajmëroi lideri i VMRO-DPMNE-së, për relacionet me Micotakisin, për zgjidhjen e re ligjore për Ministrinë e Punëve të jashtme, për konceptin qeveri teknike dhe pritjet e tij nga zgjedhjet e ardhshme.