Dimitrov falënderon Norvegjinë: Nevojitet solidaritet dhe bashkëpunim - Gazeta Express
string(68) "dimitrov-falenderon-norvegjine-nevojitet-solidaritet-dhe-bashkepunim"

Gazeta Express

25/05/2020 17:53

Dimitrov falënderon Norvegjinë: Nevojitet solidaritet dhe bashkëpunim

Gazeta Express

25/05/2020 17:53

Në kërkesë të palës norvegjeze, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot përmes telefonit ka biseduar me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Ine Eriksen Soreide.

Siç kumtuan sot nga MPJ-ja, Dimitrov iu falënderua qeverisë norvegjeze, e cila miratoi ndihmë në vlerë prej 3,2 milionë euro për realizim urgjent përmes programit të UNOPS për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi, për materiale mjekësore dhe preparate për përballje me pandeminë. Nga ato mjete janë furnizuar respiratorë me çka u përforcua kapaciteti i sistemit shëndetësor në përballjen me Kovid-19.

Lexo Edhe:

Ai gjithashtu falënderoi edhe për Projektin dedikuar për përpunimin e sistemit për procesimin e informacioneve të klasifikuara në MPJ, që gjithashtu është financuar nga Mbretëria e Norvegjisë.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatat aktuale lidhur me krizën shëndetësore, sfidat dhe mundësitë për mbështetje, i ndanë përvojat dhe praktikat gjatë ballafaqimit me të dhe edhe njëherë u theksua nevoja nga solidariteti dhe bashkëpunimi”, qëndron në kumtesën e MPJ-së.

Shefat e diplomacive shprehën kënaqësi nga zhvillimi i deritanishëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral, ndërsa u përqendruan edhe në bashkëpunimin e afërt në atë multilateral.