string(104) "dimal-basha-thote-se-vv-e-ldk-do-te-kishin-bashke-68-vota-i-drejtohet-hykmete-bajramit-pse-nuk-e-menduat"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 22:58

Dimal Basha thotë se VV e LDK do të kishin bashkë 68 vota, i drejtohet Hykmete Bajramit: Pse nuk e menduat…

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 22:58

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, shkroi në Facebook-un e tij se përse sipas tij, LDK nuk po mundet pa e përfshi në “qeverinë tranzicionale” PDK-në, pse spo mundeni Hykmete? Pyeti ai deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ai thotë se përse LDK nuk e ka mendu një ide vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje, që do të mund të kishin bashkë 68 deputetë.

Postimi i tij i plotë:

Hykmetja po vazhdon ta mbrojë idenë e një ‘qeverie tranzicionale’ si të vetmen alternativë!

Hykmete, pse nuk e menduat një ide vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje, duke marrë parasysh që së bashku kemi 68 deputetë?

A ka mundësi me shpjegu pse patjetër duhej të përfshihej PDK-ja? Pse s’po mundeni pa ta Hykmete?