“Dihej që ka 15 konflikte të hapura mes dy familjeve”, banorët e fshatit flasin për ekzekutimin e dy vëllezërve - Gazeta Express
string(108) "dihej-qe-ka-15-konflikte-te-hapura-mes-dy-familjeve-banoret-e-fshatit-flasin-per-ekzekutimin-e-dy-vellezerve"

“Dihej që ka 15 konflikte të hapura mes dy familjeve”, banorët e fshatit flasin për ekzekutimin e dy vëllezërve

Gazeta Express

06/06/2020 14:14

Vrasja e dy vëllezërve Gramoz dhe Xhontil Bardhi ka shokuar banorët e fshatit Gramëz. Banorët shprehen të tronditur dhe shprehen se kjo ngjarje duhet të ishte shmangur e familjet duhet ta kishin sheshuar konfliktin, i cili e ka zanafillën që nga viti 2005. Ata kanë konsideratë të lartë për të dyja familjet e përfshira në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa krimin e konsiderojnë “punë të rinjsh”.

Të pyetur rreth motiveve të ngjarjes, fqinjët dhe banorët e fshatit tregohen të rezervuar, duke theksuar se nuk kanë dijeni, edhe pse dihet që në Gramëz ka 15 konflikte të hapura mes familjes Bardhi e Pula.

Lexo Edhe:

“Nuk ishin djem të këqij, dukeshin djem shumë të mirë, por të rinj janë dhe nuk e di sesi mund të ketë rrjedhur ngjarja. Të parët thoshin se po të kryeje një vrasje, duheshin ‘12 penë buaj’, nuk duheshin buaj vërtet, por ishte thjesht ideja për të treguar se sa shumë rëndësi ka jeta e njeriut e se sa duhet të mendohej para se të kryeje një vrasje dhe duhet të ketë shume logjikë para se të veprojë, por punë të rinjsh”, shprehet njëri prej banorëve, ndërkohë një tjetër kërkon nga qeveria që të merren sa më shpejt masa.

“Është një ngjarje shumë e shëmtuar, nuk di çfarë të them, për këtë duhet të marrë masa qeveria, madje masa më të rënda se nesër ndodh tjetra. Nëse kanë pasur konflikt, siç flitet, duhet t’i kishin sheshuar. Nuk është normale që nga një konflikt i vogël të arrihet të vriten dy persona, dy djem të rinj. Kjo është e pafalshme dhe e papranueshme. Nuk di ç’të them më shumë, i bëj thirrje qeverisë që të vihen frenat pasi para ligjit nuk mund të ketë këtë e kam shok e këtë e kam dajë, ligji është për të gjithë e ligji duhet të jetë i drejtë”, shprehet një tjetër banor.