Digjet shtëpia në Mat, plagosen prindërit dhe 2 fëmijët, nisen për mjekim në Tiranë - Gazeta Express
string(81) "digjet-shtepia-ne-mat-plagosen-prinderit-dhe-2-femijet-nisen-per-mjekim-ne-tirane"

Digjet shtëpia në Mat, plagosen prindërit dhe 2 fëmijët, nisen për mjekim në Tiranë

Gazeta Express

07/04/2020 9:23

Një banesë në fshatin Shoshaj në Mat është përfshirë nga flakët në mëngjesin e ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:55, ndërsa mësohet se është djegur shtëpia e P.D.

Lexo Edhe:

Si pasojë, janë plagosur çifti i bashkëshortëve dhe 2 fëmijët e tyre, të cilët janë nisur drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar.

Zjarrëfikësja ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Dyshohet se zjarri në banesë ka ardhur një pajisje elektronike e harruar ndezur nga pakujdesia.

Njoftimi i policisë:

“Mat / Informacion paraprak

Rreth orës 03.55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë njoftim se në fshatin Shoshaj, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit P.D, ku si pasojë janë lënduar kryefamiljari, bashkëshortja  dhe dy fëmijët e tyre, të cilët janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar  aksidentalisht, pasi nga pakujdesia kanë  lënë ndezë e një pajisje elektronike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit në banesë“