Digjet shtëpia ku Valbona Marku-Ndrecaj ishte vrarë bashkë me vajzën nga burri i saj


Gazeta Express
23 Maj 2019 23:15

Ka marrë flakë shtëpia e familjes së Valbona Marku-Ndrecajt në Brekoc të Gjakovës.

Një zjarr i madh në këtë shtëpi ka filluar në orët e vona të mbrëmjës, ndërsa shkaktarët nuk dihen.

Familja nuk kanë jetuar ne këtë shtëpi që nga vrasja e të ndjerës, ku u la e vdekur bashkë me vajzen e saj, nga Pjetër Ndrecaj, bashkëshorti i Valbonës në korrik të vitit 2018.

Kujtim Marku, vëllai i të ndjerës ka thënë se  lajmin për zjarrin në shtëpim e tij e ka marrë nga shoqëria.

“Ne nuk e dimë se si ka ndodhë zjarri, nuk jetojmë aty. Në shtëpi asgje s’ka pasur në rrymë dhe është shumë e çuditshme se si ka ardhë deri te zjarri”, është shprehur ai.

Ndërsa ekipi i zjarrëfikësve ka dalur në vendin e ngjarjes.

Në Policinë e Kosovës e kanë konfirmuar ngjarjen.

“Në ora 21:20 të datës 23.05.2019 Stacioni policor në Gjakovë ka marrë informacion se është duke u djegur shtëpia e braktisur ku kanë banuar më parë familja e Valbona Marku Ndrecaj. Të gjitha njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar shumë shpejtë. Policia ka iniciuar rastin po ashtu eksperti i zjarreve do të dalë me raport mbi shkakun e zjarrit. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë”, ka thënë Lirije Podrimaj, zedhënëse në Policinë e Gjakovës./rtk

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart