Digjet makina e oficerit të krimeve në Shkodër, policia: E qëllimshme


Gazeta Express
12 Shtator 2019 9:36

Automjeti i një oficeri të policisë së Shkodrës është djegur në orët e para të ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mahalla e Çakajve” në Shkodër, rreth orës 4 të mëngjesit.

Arber Duli ka parkuar mjetin e tij në afërsi të banesës dhe rreth orës 04:00 të mëngjesit ka vënë re zjarrin.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët dhe nuk ka probleme me askënd.

Mjeti është dërguar në policinë e Shkodrës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Djegia mendohet se është e qëllimshme

Oficeri Arbër Duli punon prej disa vitesh në policinë e Shkodrës dhe së fundmi mban detyrën në sektorin e krimeve

Te fundit


Kthehu lart