Digjet banesa në Tiranë, policia: Dyshohet se pronari ia vendosi vetë flakën, për siguracionet - Gazeta Express
string(91) "digjet-banesa-ne-tirane-policia-dyshohet-se-pronari-ia-vendosi-vete-flaken-per-siguracionet"

Gazeta Express

26/11/2020 22:52

Digjet banesa në Tiranë, policia: Dyshohet se pronari ia vendosi vetë flakën, për siguracionet

Gazeta Express

26/11/2020 22:52

Një banesë është përfshirë nga flakët në kryeqytet, por fatmirësisht pa viktima. Zjarri ka rënë në “rrugën e Dibrës” dhe ka pasur vetëm dëme materiale. Një person që ka qenë në banesë është evakuuar menjëherë.

Policia është njoftuar dhe ka konstatuar se rasti në të njejtën banesë është i përsëritur, brenda pak javëve. Grupi hetimor është në vendngjarje, por paraprakisht dyshohet se pronari ia vë vetë zjarrin banesës, për qëllime përfitimi siguracioni, dhe jo vetëm.

Lexo Edhe:

Zjarrëfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve duke frenuar përhapjen e saj në banesat e tjera.