Digjet banesa e këngëtarëve Naim Abazi e Mihrije Braha
Lajme
Gazeta Express
25/05/2023 15:45
Banesa e këngetarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express
këngëtari Naim Abazi, duke konfirmuar se njerëzit kanë shpëtuar.
“Po është djegë po kemi kemi shpëtu mirë,
njerëzit janë mirë”, tha Abazi për Express.
I pyetur se cili ka mundur të jetë shkaku i
shpërthimit të zjarrit, ai u përgjigj “si duket rryma”.
Ai tha se në vendngjarje ka qenë e pranishme
edhe Policia e Kosovës, ndërsa në momentet kritike tha se në banesë ka qenë
djali i tyre së bashku me partneren.
Këngëtari nuk dha detaje nëse bëhet fjalë për
dëme të mëdha materiale.