Digjet automjeti i kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, çfarë thotë policia


Gazeta Express
10 Tetor 2019 9:05

Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli është djegur në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë. Burime zyrtare nga policia thanë se ka marrë flakë automjeti tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip ‘Ford’, parkuar në afërsi.

Digjet Makina E Dritan Lelit

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi me inicialet E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Të njëjtat burime sqarojnë se mjeti tjetër tip ‘Ford’ është në pronësi të shtetasit me inicialet B.A.

Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht. Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Te fundit


Kthehu lart