Digjet autoblinda e FSK-së në rrugën Prishtinë-Pejë, intervenon policia dhe zjarrfikësit - Gazeta Express
string(87) "digjet-autoblinda-e-fsk-se-ne-rrugen-prishtine-peje-intervenon-policia-dhe-zjarrfikesit"

Digjet autoblinda e FSK-së në rrugën Prishtinë-Pejë, intervenon policia dhe zjarrfikësit

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 14:42

Një automjet i blinduar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë në flakë mesditën e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër Parkut të Biznesit në Drenas.

Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë policia dhe zjarrfikësit.

Lexo Edhe:

Rruga në drejtim të Pejës ka qenë e bllokuar përgjatë kohës sa ka intervenuar ekipi i zjarrfikësve.

Nuk dihet ende se si ka ardhur deri të zjarri ndërsa përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për të lënduar.