DigitAlb vlerësohet si platforma më e ndjekur nga shqiptarët në 2019 - Gazeta Express
string(68) "digitalb-vleresohet-si-platforma-me-e-ndjekur-nga-shqiptaret-ne-2019"

DigitAlb vlerësohet si platforma më e ndjekur nga shqiptarët në 2019

Gazeta Express

25/01/2020 16:35

DigitAlb është vlerësuar nga eventi i rëndësishëm, CCIT Awards, si platforma më e ndjekur nga shqiptarët për vitin 2019.

Mbrëmja gala e një dite më parë, bëri bashkë biznesmenë të njohur në fushën e prodhimit, infrastrukturës, teknologjisë, financës, farmaceutikës, ndërtimit, prodhimit vendas nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Lexo Edhe:

Në këtë mbrëmje u vlerësuan përpjekjet e biznesit për standardin, cilësinë dhe përgjegjshmërinë në treg. “Faleminderit për vlerësimin. Kjo është një platformë jo vetëm për Shqipërinë, por unë e them me plot gojën që kjo është platforma më e mirë dhe në Ballkan dhe më gjerë. Sinqerisht ky çmim i shkon të gjithë shikuesve që kanë besuar tek kjo platformë. Ne përveç premtimit që kjo platformë do të jetë më e mira, nuk kemi se çfarë të themi më. Gëzuar të gjithëve dhe kalofshi sa më mirë”, tha presidentja e Top Medias, Vjollca Hoxha në fjalën e saj.

Konkurrenca e vazhdueshme mes kompanive për të krijuar rezolucionin High-Definition u shtri në gjithë shekullin XX. Gjithashtu konkurrenca u rrit edhe për të patur shikueshmërinë më të madhe nga programet, dokumentaret dhe filmat e ndryshëm.

Platforma DigitAlb e filloi rrugëtimin e saj drejt kësaj teknologjie atëherë kur shumë pak njerëz kishin dëgjuar të flitej për të. Në vitin 2007 erdhën kanalet e para në HD, duke i prezantuar abonentëve një platformë unike që ecte me hapin e risitë botërore.

Ndërsa sot DigitAlb ka arritur potencialin e tij të plotë. Programacioni që çdo kanal ofron është më e madhja dhe më e kompletuara ndër vite. Prandaj dhe sfida e DigitAlb me kohën ka qenë ofrimi i një teknologjie sa më të përparuar në cilësinë vizuale maksimale.