Dieta speciale që ju liron nga diarrea dhe dhimbjet e barkut brenda një muaji


Gazeta Express
2 Tetor 2019 17:57

Simptomat e sëmundjeve inflamatore të zorrëve, mund të reduktohen përmes një diete speciale, shkruan Dailymail, tranmseton Gazta Express.

Një ekip nga Universiteti King’s në Londër ka përcjellur disa pacientë të prekur nga sëmundjet e zorrëve. Ata janë ushqyer me një dietë, që ka për qëllim reduktimin e konsumimit të disa lloje specifike të karbohidrateve. Vullnetarët, që kanë marrë pjesë në këtë studim nuk kanë ngrënë disa lloje të karbohidrateve, që përfshijnë frutat, që përmbajnë shumë sheqer dhe produktet e grurit. Më shumë se gjysma e pacientëve, kishin pasur një reduktim të simptomave të këtyre sëmundjeve brenda  5 javëve.

Kjo është hera e parë, që shkencëtarët kanë gjetur një dietë e cila ka këtë ndikim të menjëhershëm mbi këto sëmundje të zorrëve. Me anë të kësaj diete pacientët kanë shfaqur një lehtësim të simptomave kryesore siç janë: diarrea, gazrat dhe dhimbje abdominale.

“Ne e kemi ditur se dieta që përfshin një reduktim të konsumit të disa llojeve sprcifike të karbohidrateve ka një ndikim të mirë në sistemin tonë tretës, mirëpo studimi jonë për heë të parë paraqet rezulate konkrete në zbutjen e simptomave të sëmundjeve serioze të zorrëve siç është sëmundje e Crohn dhe kolitisi”, tha Dr. Selina Cox, autore e këtij studimi.

Shkencëtarët janë shprehur të kënaqur më këto gjetje, pasi zbulimet dhe metodat trajtuese sa më natyrale për sëmundjet e zorrëve janë gjithmonë të mirëpritura. /Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart