Dieta magjike, humbni 5 kilogramë për 3 ditë


Gazeta Express
19 Korrik 2019 9:41

Zgjedhja perfekte nëse doni të humbisni 5 kg këtë fundjavë. Duke provuar këtë dietë me patate ju do të ndiheni më pak të uritur. Dieta zgjat 3 ditë dhe do humbisni 5 kg.

Gjatë kësaj diete do hani patate të gatuara dhe do pini kos me yndyre të ulët.

Kur vihet në kontakt me ujin, niseshteja fillon të fryhet në stomak, gjë që na jep ndjesinë e ngopjes.

Pretendimi se patatet janë një ushqim i cili të shëndosh është i gabuar.

Patatet përmbajn vitamina dhe minerale, dhe për shkak se gjithashtu përmban fibra përshpejton tretjen dhe punën e zorrëve.

100 g. patate përmbajn vetëm 75 kalori, e cila është më pak se një gotë lëng portokalli që përmban 90 kalori.

Nga ana tjetër, kosi rregullon sistemin e tretjes, i cili largon toksinat dhe substanca të tjera të dëmshme nga trupi.

Dita e parë

Mëngjesi: Vloni një patate pa kripë, dhe pini 1 gotë kos

Dreka: Hani dy patate të ziera pa kripë, 1 gotë kos

Darka: Pini dy gota kos

Dita e dytë

Mëngjesi: një gotë kos

Dreka: Hani dy patate të ziera pa kripë, një gotë kos

Dita e tretë

Mëngjesi: një patate të zier pa kripë

Dreka: një patate të zier pa kripë dhe një gotë kos

Darka: një gotë kos.

KUJDES: Dieta është shumë e rreptë dhe nuk rekomandohet për njerëzit që ushtrojnë aktivitet fizik dhe kanë probleme shëndetësore.

Mos e përdorni këtë dietë për më shumë se tre ditë!

Patatja përdoret edhe si më poshtë, perdorime te dobishme:

1. Për të hequr ndryshkun duke përdorur një copë patate ose lëkurën e patates.

2. Për të bërë kompresa të ngrohta ose të ftohta duke qenë se patatja ruan të ngrohtin ose të ftohtin.

3. Për të hequr kripën në gjellë. Vendosni në gjellë disa copa patate dhe do të thithin kripën e tepërt.

4. Për t’i dhënë shkëlqim këpucëve dhe argjendarive.

5. Për të qetësuar të djegurat, përfshirë ato nga dielli. Patatet e gjalla kanë vlera anti-bakteriale.

6. Përdoret si aset bukurie për të trajtuar rrathët e zinj të syve dhe njollat.

7. Patatet janë një alternativë ekologjike ndaj plastikës. Ato ofrojnë materialin e duhur për të prodhuar lugë, enë dhe pirunj njëpërdorimësh bio.

Te fundit


Kthehu lart