Diell dhe vranësira të vogla gjatë ditës së sotme


Gazeta Express
20 Gusht 2019 9:31

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi lindor dhe perëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri në 18 gradë, ndërsa ajo ditore prej 30 deri në 37 gradë. UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, si dhe me erë verilindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë 15 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 34 gradë.

Në ditët në vijim do të pasojë periudhë e motit stabil dhe të ngrohtë. Vranësira të rritura priten gjatë fundjavës së ardhshme

Te fundit


Kthehu lart