Diell dhe vranësira mesatare gjatë ditës së sotme


Gazeta Express
10 Shtator 2019 11:39

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor.

Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të mjegullave dhe reshje të shiut.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri 19 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 23 deri 33 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil dhe me temperatura relativisht të ngrohta.

Te fundit


Kthehu lart