Moti në vend do të jetë i kthjellët dhe më i ngrohtë, në vendet më të larta do të fryjë erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm, ndërsa në luginën e Shkupit dhe Pollogut ka paraqitje të mjegullës.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri në 16 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare dhe mjegull paradite. Temperatura maksimale do të mbërrijë deri 11 gradë Celsius.
Vijon periudhë e motit stabil dhe më të ngrohtë. Nga e hëna nëpër disa lugina moti do të jetë i vranët, me mjegull dhe më i ftohtë. Shi lokal do të ketë të enjten në orët e pasdites dhe të natës drejtë së premtes.