Dibra rrezikon të mbulohet nga mbeturinat


Gazeta Express
17 Gusht 2019 10:21

Pas grevës së punonjësve të Ndërmarrjes publike komunale “Standard” në Dibër për shkak të kontributeve të papaguara në periudhë prej 11 vitesh dhe pagave minimale, kjo komunë rrezikohet nga bërlloku.

Këshilli komunal dje ka mbajtur mbledhje urgjente dhe se ka autorizuar kryetarin e komunës në bazë të ligjit të zgjedh problemin me “Standardin”.
Kryetari i Këshillit, Bashkim Mashkulli ka thënë se është dhënë afat prej dhjetë ditësh që të gjendet në zgjidhje që punëtorëve ti paguhen kontributet për shëndetësi, sigurim pensional dhe invalidor. Ai ka thënë se nëse nuk do të ketë zgjidhje qyteti mund të ngulfatet nga bërlloku në këto temperatura të larta.

Ndaj 80-të të punësuarve në “Standard” nga janari i vitit 2015 rregullisht u paguhen kontributet, por për shkak të borxhit ndaj Fondit, ata edhe më tej nuk marrin shërbime shëndetësore.

Te fundit


Kthehu lart