Diana Toma: Ja pacientët që s’e përfitojnë rimbursimin e ilaçeve Covid në banesë - Gazeta Express
string(78) "diana-toma-ja-pacientet-qe-se-perfitojne-rimbursimin-e-ilaceve-covid-ne-banese"

Diana Toma: Ja pacientët që s’e përfitojnë rimbursimin e ilaçeve Covid në banesë

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 13:14

Presidente e Urdhrit të Farmacistit Diana Toma e ftuar në ABC, foli për rimbursimin e ilaçeve për trajtimin e Covid-19 në banesë.

Ajo theksoi se pacientët me shenja të koronavirusit, por që nuk kanë realizuar tamponin nuk e përfitojnë rimbursimin.

Lexo Edhe:

“Selektimi fillon tek pacienti që i janë nënshtruar testimit. Nëse pacientit i është mundësuar testimit, rezultati ka dalë pozitiv dhe është lidhur me mjekun e familjes që ekzekuton recetën, më pas receta ekzekutohet në farmaci.

Rimbursimi është vetëm për pacientët që rezultojnë Covid pozitiv dhe ky vendim nuk ka fuqi prapavepruese. Mjeku në mënyrë elektronike prodhon një recetë dhe  kodi shkon tek një farmaci e caktuar”, u shpreh Toma.

Gjatë bisedës në studio ajo theksoi se disa nga medikamentet që rimbursohen janë: “Azitromicina 250 miligram, acidi acilisfaticilik 100 mg, brufeni, deksametazoni… Janë edhe disa suplementë si vitamina C, Vitaminë D, si edhe paracetamoli”, tha Toma.

Gjithashtu ajo shtoi se udhëzimi parashikon shtrirjen kohore jo më shumë se një muaj dhe brenda këtij muaji pacientët kanë një vlerë të përcaktuar që sipas saj këto vlera nuk mbulojnë çfarë i duhet një pacientë për shpenzimet.

Referenca drejt vetëm një firme farmaceutike është tek ato barna që janë futur me një urdhër të veçantë.

“Ky udhëzim e jep në formë shteruese, stadi i parë dhe  stadi i dytë dhe kërkesat brenda kësaj liste branash janë në kontradiktë. Pasi pengesë e parë është pritja për përgjigjen e tamponi në një kohë kur mund të kesh të gjitha shenjat.

Fakti që pasi të rezultojë test pozitiv bën që të shtyhet për aq ditë sa të merret përgjigja.  Pra duke ditur kapacitet nuk kishte pse të ishte klauzola që të rezultojë test pozitiv. Mund të jetë test negativ, por mund të ndodhë që pacienti të jetë pozitiv”, u shpreh ajo.

Po ashtu theksoi se dërgimi i recetave në watsapp vazhdon të aplikohet edhe pse MSH deklaroi se nuk do të njihet.

“Kjo formë vazhdon të aplikohet, aplikohet nga mjeku u familjes dhe ende nuk është gjetur forma ligjore. Ndaj urdhri i farmacistëve ka ngritur problem që në vendime të mos jenë vetëm specialistë zyrash” u shpreh ndër të tjera Toma.