“Dialogu s’mund të mbetet në shkretëtirë, shqiptarët nuk e meritojnë të keqen që i kanoset”


Gazeta Express
20 Qershor 2019 17:48

Imzot George Frendo i ka bërë sërish thirrje partive politike në vend që të ulen në dialog për zgjidhjen e krizës. Përmes një deklarate të jashtëzakonshme, Frendo ka kërkuar nga politika shqiptare që të marrë shembullin e harmonisë fetare që ekziston në vend dhe të çelin një kapitull të ri për të tejkaluar krizën politike.

“Të dashur përfaqësues të popullit shqiptar. Edhe njëherë ju drejtohemi me shpresën që dialogut të mos mbetet në shkretëtirë por të gjejë jehonë në zemrat dhe mendjet tuaja. Gjatë ditëve të fundit kemi lexuar shkrime. Të gjithë shprehin shqetësimin e madh për këtë situatë duke menduar se do përkeqësohet. Do jeni ju shkaku i pasojave të rënda që qëndrimi juaj do të shkaktojë. Historia do ju bëjë përgjegjës. Në emër të Zotit ju lutemi të kërkoni një zgjidhje paqësore për këtë situatë për të shmangur rrezikun që e keqja të na çojë në një të keqe më të madhe. Nuk ka paqe nëse nuk ka drejtësi. Hapni një kapitull të ri në politikë. Harroni fjalët e rënda që ju kanë thënë kundërshtarët, planet me të cilat kishin menduar të sulmonit atë. Asnjë shqiptar nuk do ju qortojë që nuk keni mbajtur fjalën nëse arrini të kërkoni një rrugë të ndryshme nga ajo që keni ndjekur deri më sot. Shqiptarët kërkojnë një rrugë të ndryshme nga ajo që mund të na çojë drejt një humnere. mes besimeve të ndryshme ekziston një bashkëjetesë fetare. këtë vlerë duhet ta mësonin nga ne. Populli ynë i dashur e ka memorien historike të afërt dhe është e vetëdijshme se politika nuk do lejojë t’i bëjë keq vëllezërve të vet”, tha Frendo.

Te fundit


Kthehu lart