'Diabeti çon në verbëri', mjekët e Spitalit Amerikan: Nëse kapet në kohë sëmundja trajtohet plotësisht - Gazeta Express
string(98) "diabeti-con-ne-verberi-mjeket-e-spitalit-amerikan-nese-kapet-ne-kohe-semundja-trajtohet-plotesisht"

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2021 17:02

‘Diabeti çon në verbëri’, mjekët e Spitalit Amerikan: Nëse kapet në kohë sëmundja trajtohet plotësisht

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2021 17:02

Diabeti është një sëmundje e cila është përhapur shumë kohët e fundit. Nëse vuani nga nga kjo sëmundje mos lini pas dore jo vetëm kontrollin tek mjeku endokrionolog, por dhe tek ai okulist pasi sëmundja mund t’ju çojë deri në humbje të shikimit.

Një ndër shkaqet kryesore të verbërisë sipas kirurges okuliste në Spitalin Amerikan 1 në Tiranë Teuta Haveri, është dëmtimi i syrit nga diabeti, por mjekja thotë se problemi mund të parandalohet.

Lexo Edhe:

Ashtu sikurse kontrollohen te mjeku endokrinolog apo diabetit në frekuenca të caktuara një herë në muaj të paktën një herë në 3 apo 6 muaj duhet të kontrollohen te mjeku i syrit pasi mund të kapim problemet në kohë të hershme”, ka thënë doktoresha.

Por nëse retinopatia diabetike kapet në kohë kirugu i vitroretinës Marko Jaçobi tregon se mund të trajtohet plotësisht.

“Ne mund të ndërhyjmë sapo gjejmë shenja të fillimit të problemit, pa lënë që sëmundja të avancojë me hemoragji në retinë, për të cilën kërkohet ndërhyrje kirurgjikale”, thekson mjeku.

Vendosja e diagnozës në Klinikën e Syrit në Spitalin Amerikan 1 në Tiranë sipas shefes Teuta Haveri dhe kirurges Mimoza Meço kryhet përmes aparaturave të fjalës së fundit të teknologjisë. Ndërsa kirurgu i vitro retinës Marko Jakobi apelon për kujdes në mënyrë që sëmundja mos të kalojë në fazë të dytë.

Duhet pasur parasysh që nëse retinopatia diabetike ka arritur në stad të dytë ajo ka tendencë të përkeqësohet edhe nëse mban në nivel sheqerin në gjak. Prandaj është i rëndësishëm parandalimi dhe kontrolli tek mjeku”, është shprehur ai.

“Tomografia e retinës, angiografia me floreshencë të gjitha këto me një ekzaminim të thjeshtë mund të kuptojmë stadin e retinopatia diabetike dhe të rekomandojmë trajtimet e nevojshme”, shprehet Haveri.

Trajtimet për këtë sëmundje na i tregon kirurgia okuliste Teuta Haveri.

“Aplikimi i substancave drejtpërdrejt në pjesën e brendshme të syrit substanca që quhen anti V ego janë në gjendje që të frenojnë stadin e retinopatisë diabetike dhe të mos lejojnë komplikacionet e kësaj sëmundje. Dhe trajtimi me argonlazer është shumë efikas”, ka thënë ajo.

Mosha dhe kohëzgjatja e diabetit janë faktorët kryesor për retinopatinë diabetike. Ajo shfaqet kryesisht 5 deri ne 10 vjet nga fillimi i sëmundjes së sheqerit