Dhurata dhe Ylli së shpejti me këngë të re - Gazeta Express
string(42) "dhurata-dhe-ylli-se-shpejti-me-kenge-te-re"

Muzike

Gazeta Express

05/07/2024 20:21

Dhurata dhe Ylli së shpejti me këngë të re

Muzike

Gazeta Express

05/07/2024 20:21

“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo moment, disa me zë, e disa në mendje!

Dhe këtë e vërteton më së miri shifrat e larta që numëron çdo video e postuar me këtë pjesëz të këngës më të re që akoma nuk është lancuar e plotë nga Ylli Limani dhe Dhurata Dora.

E teksa të gjithë kanë qenë në pritje të këtij projekti muzikor i cili është kthyer në hit ende pa dalë i plotë, dy artistët vendosën t’i surprizojnë ndjekësit e tyre pasditen e sotme.

View this post on Instagram

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social të Instagrami-t, dyshja na ka zbuluar se nuk do të vijnë me një këngë por me një album me plot 5 këngë! Fantastike!