Dhunonin gratë e tyre, policia prangos dy burrat - Gazeta Express
string(47) "dhunonin-grate-e-tyre-policia-prangos-dy-burrat"

Dhunonin gratë e tyre, policia prangos dy burrat

Gazeta Express

13/07/2020 16:07

Policia e Kavajës ka arrestuar këtë të hënë dy burra, nën akuzën e dhunimit të grave të tyre.

Në pranga kanë rënë shtetasit me incialet Sh.N, 35 vjeç si de I.K, 54 vjeçar.

Lexo Edhe:

Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.