Dhunoi bashkëshorten, arrestohet vlonjati, i cili edhe në Komisariat goditi punonjësit e policisë - Gazeta Express
string(95) "dhunoi-bashkeshorten-arrestohet-vlonjati-i-cili-edhe-ne-komisariat-goditi-punonjesit-e-policise"

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet vlonjati, i cili edhe në Komisariat goditi punonjësit e policisë

Gazeta Express

17/10/2020 16:21

Policia e Vlorës bën me dije se gjatë orëve të fundit ka arrestuar 3 persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.

Në pranga ka rënë një 37-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, i cili ja ka rënduar vetes akuzat pasi në mjediset e komisariatit ka goditur oficerët e policisë.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon puna e Policisë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe ka proçeduar në gjëndje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Sepecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë , arrestuan shtetasin Xh.Xh., 37 vjeç, banues në lagjen 24 Maj, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë shtetasi Xh.Xh., ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë së rendit gjatë ushtrimit të detyrës.

……….

  • E. Dh., 39 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi, në fshatin Roms, Selenicë, në automjetin në pronësin e tij, shërbimet e Policisë  gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis dhe një fenelinë si ajo që përdoret nga Policia e Shtetit.

……….

Specialistet e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin N.E., 19 vjeç,  banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi në dt.16.10.2020, në aksin rrugor në fshatin Plasë, Vlorë, është konstatuar duke drejtuar automjetin e markës “Volksëagen”,  pa leje drejtimi.

……….

U proçedua në gjëndje te lirë shtetasi A.Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit personal i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit Canabis Sattiva.

……….

U proçeduan në gjëndje të lirë shtetasit N. M., 17 vjeç dhe M.P., 15 vjeç, banues në Ksamil, sepse në datë 14.10.2020, në lagjen nr.1 Ksamil , për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin O.K., 16 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.